TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë realizuar një trajnim nga ushtria amerikane me mortaja në poligonin Melle në Shqipëri.
Në njoftimin e publikuar, FSK thotë se pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin tonë strategjik, Shtete e Bashkuara të Amerikës një ekip mobil nga Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së, pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj dhe pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë”.
Qëllimi i trajnimit, sipas FSK-së, ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së.