AKTUALITET, 10 Qershor 2024, 17:25

Fredi Beleri drejt PE, ja reagimi i kryeministrit Rama

Fredi Beleri drejt PE, ja reagimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet pas zgjedhjeve evropiane.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Rama është shprehur se “nuk ka koment” për rezultatin e zgjedhjeve, nga të cilat Beleri arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme për të qenë pjesë e PE-së.

Pyetje: Si e komentoni zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeptuet?

Rama: Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë.

Beleri në mesin e fituesve

Kujtojmë se Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek.