TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me burgim të përjetshëm Kristian Cenajn, i akuzuar për vrasjen e Mariglen Gjonajt, një 16-vjeçar që u zhduk në vitin 2017.
Sipas vendimit gjyqësor, Cenaj u shpall fajtor për “vjedhje me pasojë vdekjen”, pasi vrau adoleshentin pas një grabitjeje për një orë Rolex.
Në maj të vitit 2015, Cenaj për një orë “Rolex” ekzekutoi mikun e tij, atëherë 16-vjeçar, Mariglen Gjonaj. Eshtrat dhe mbetjet kockore të Mariglen Gjonajt u gjetën në 03 prill 2022 në Fushë Kuqe.
Cenaj ra në prangat e policisë ne vitin 2022, vetëm pak minuta pas kishte përfunduar dasmën e të vëllait të tij, ndërsa kishte ardhur nga Italia posaçërisht për këtë gëzimfamiljar në Kurbin.
Policia dhe prokuroria e Laçit, kanë pasur informacion mbi vizitën e tij, dhe sapo ai ka hyrë në territorin shqiptar, në sistemin TIMS është vendosur shënimi për ndalim dalje në kufi të tij. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Cenaj është identifikuar si autor i dyshuar i vrasjes së Mariglen Gjonaj përmes qeliza telefonike dhe profilit të tij në “Facebook”.