AKTUALITET, 20 Mars 2025, 16:33

Dyshohen se shfrytëzuan të miturën për prostitucion në Sarandë, “arrest me burg” dy tutoreve

Dyshohen se shfrytëzuan të miturën për prostitucion në

Gjykata e Apelit në Tiranë  ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për 42-vjeçaren S.O dhe 39-vjeçaren L.D, të arrestuara në flagrancë nga policia e Sarandës pas një operacioni të koduar “Silent Watch”. Ndalimi i tyre u bë pas rreth dy muajsh hetimesh për shfrytëzimin e një shtetaseje të mitur për prostitucion.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, Luftfije Celami në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për “Vleftësim dhe caktim mase sigurimi” e ka vlerësuar  të drejtë masën “Arrest në burg” dhënë nga gjyqtari Fatmir Ndreu në Gjykatën e Sarandës në seancën e datës 26 shkurt 2025.

Ndalimi i tyre u bë në flagrancë në 24 shkurt 2025 nga blutë e Sarandës pas rreth dy muajsh hetimesh me metoda proaktive.