TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dorian Duçka, "personi B" që përmendet në akt-akuzën ndaj ish agjentit të FBI, Charles McGonigal dhe ish këshilltar informal i kryeministri Rama, është kthyer në Shqipëri.
Hoxha tha se Duçka ndodhet në Tiranë dhe se është një qytetar i lirë, ndaj të cilit nuk ka ndonjë akuzë.
"Dori ka ardhur, ka 48 orë në Shqipëri, e takova. Është qytetari i lirë", tha Hoxha.
Kujtojmë se Duçka, sipas akt-akuzës ndaj McGonigal, ndër të tjera ka qenë pjesëmarrës në një takim mes ish agjentit të FBI, kryeministrit Rama dhe Agron Nezës.
Hoxha deklaroi se Agron Neza, "personi A" i akt-akuzës është gjithashtu një person i lirë dhe nuk ka asnjë akuzë.
"Aq herë sa ka ardhur (Charles McGonigall) i ka shfrytëzuar mirë ditët. Ti the pse me zotin Gjici? Atë natë nuk kanë dashur të paguajnë darkën, edhe ja kanë hequr lekët e darkës. Edhe për kaq mund ta kenë bërë. Sepse Charlin, Personi A, e ka ulur me Safetin, pra Neza. Sigurisht ka bërë takime të rëndësishme dhe ne na interesojnë takimet që ka bërë me zyrtarë të shtetit, duke filluar nga kryeministri", deklaroi gazetari.