AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 15:11

DOKUMENTI/ Berisha dorëzon kërkesë në KQZ për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 11 majit

DOKUMENTI/ Berisha dorëzon kërkesë në KQZ për

Kryetari i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përmes së cilës kërkon që PD të regjistrohet si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit.

Kjo kërkesë është një proces formal që të gjitha subjektet politike duhet të ndjekin për t’u regjistruar në garën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në vend.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka njoftuar se së shpejti do të ndërmarrë edhe procesin e primareve, përmes së cilave do të dalin kandidatët e ardhshëm në zgjedhje nga kjo forcë.

DOKUMENTI/ Berisha dorëzon kërkesë në KQZ për