TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Baton Haxhiu, gjatë emisionit Të Paekspozuarit në MCN TV, ku foli për procesin gjyqësor që ka nisur ndaj Sali Berishës, deklaroi ndër të tjera: "Nuk po them sa i korruptuar është Berisha, por që vajza dhe djali i tij kanë bërë namin, këtë e dinë edhe zogjtë në degë... Po flasim për një strukturë të organizuar që ka ndërtuar fuqinë përmes një njeriu që ka qenë në pushtet. Nuk mund të mohojmë këtë".
Lidhur me këto deklarata, ka reaguar vajza e Berishës, Argita Malltezi.
Reagimi i Malltezit:
"Dje Baton Haxhiu, mjelesi i parave te shqiptareve nepermjet inceneratoreve dhe parave te korrupsionit te Edi Rames, njesoj si Adriatik Doci e Karlo Bollino, kreu sherbimin e radhes ndaj Rames duke me akuzuar mua per korrupsion, per te cilin, ne mungese te provave, iu drejtua bisedave te tij me zogjte ne peme.
I them z.Haxhiu te vijoje bisedat e tij me zogjte dhe te mbledhe prova per ti paraqitur ne gjykate ku do te ftohet te provoje deklaratat e tij, sa senile po aq edhe te pabaza. Haxhiu nuk permendi asnje rast korrupsioni, qe shqiptaret te dinin per cfare e kish fjalen, sepse dhe ai e di qe deklarata e tij jane fund e krye genjeshtra. Por kur parate e inceneratoreve dhe pagesat e Rames te zene syte dhe veshet, si dhe kur erzi njerezor te ka humbur qe prej kur ne Hage u prezantove si aset i UDB, nuk te intereson me c’te nxjerr goja, e shfaqjen e senilitetit e ha me buke.
Ne fakt, jo ushtar Haxhiu, por fenomeni i gjobvenies Haxhiu, Doci, Bollino e kompani, jane shoqeruesit simbiotike te narkoshtetit te Ramaduros, qe diten fryhen me para publike dhe naten mashtrojne per llogari te pagatorit te tyre dhe per te kamufluar krimet e ketij te fundit"