TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët që duan të marrin kredi për të blerë banesë tashmë do të jenë më të kufizuar. Vendimi i Bankës së Shqipërisë ka nisur zbatimin dhe parashikon që bankat të mos japin kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë më shumë se 85% e vlerës së saj ndërsa ata që kërkojnë kredi për të blerë një shtëpi të dytë vlera e kredisë që do mund të marrin kur është në monedhën lekë do të jetë 80% e vlerës së pronës.
Në valutë të huaj tavani është edhe më i vogël për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit. Banka do të mbulojë me kredi 75% të vlerës së shtëpisë së parë dhe 70% të vlerës për shtëpinë e dytë. Tashmë bankat janë të detyruara që për çdo kredimarrës të bëjnë një analizë të mirëfilltë të ardhurave apo borxheve për përcaktimin e vlerës së borxhit të kredimmarrësit.
Afati maksimal për shlyerjen e kredisë do të jetë deri në 30 vjet, ose do të caktohet një afat tjetër nga banka duke marrë në konsideratë moshën e kredimarrrësit, me qëllim që të mos ketë kredi për të shlyer në moshën e pensionit. Për huanë e marrë në lekë kësti i kredisë nuk duhet të jetë më shumë se 40% e vlerës së të ardhurave që ka qytetari.
Ky vendim i Bankës së Shqipërisë do të rishqyrtohet jo më vonë se 2 vjet nga data e hyrjes së tij në fuqi. Sipas Bankës së Shqipërisë zbatimi i këtyre kufijve do të mundësojë uljen e rrezikut të dështimit të kredimarrësve dhe pakësimin e humbjeve bankare të lidhura me këto kredi, si pasojë e zhvillimeve të pafavorshme në çmimet e pronave të paluajtshme.