AKTUALITET, 19 Shkurt 2024, 22:33

Artan Hoxha: Si u kapën në Bolivi nga DEA, narkotrafikanti "Balena e Brazilit" dhe Lorenc Hyseni

Artan Hoxha: Si u kapën në Bolivi nga DEA, narkotrafikanti

Artan Hoxha dha detaje nga arrestimi i një narkotrafikanti të madh brazilian, në shoqërinë e të cilit ishte edhe një shqiptar i quajtur Lorenc Hyseni.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se ky arrestim është kryer në bashkëpunim me DEA-n në Bolivi.

"Bosët e mëdhenj që nuk kanë probleme në Europë nuk qëndrojnë në Amerikën Latine. Pra rrinë ata që nuk shkojnë dot në Europë. Para dy vitesh bosi më i madh i kokainës në Bolivi ka vizituar Shqipërinë, e ka sjellë partneri i tij shqiptar, ka bërë xhiro me helikopter dhe pushime.

Ndodhen dy vrasje në një zonë të Bolivisë. Antidroga organizoi bashkë me DEA, një operacion për të gjetur vrasësit e dy shtetasve dhe lokalizuan narkotrafikantë, mes tyre narkotrafikanti i Brazilit i njohur si “balena”. U kapën tre shtetas Brazilian, mes tyre Maximo de Fonseca. U kap edhe Lorenc Hyseni, shqiptar. Lidhja është e qartë. Bolivia është vend prodhues. Braziliani, bosi i madh. Shqiptari koordinon lëvizjet për ta sjellë në Evropë. Flasim për një linjë. 

Kanë dalë para gjykatës pardje. Bolivia që të mos e mbante braziliaanun, e ka deportuar, ka ardhur helikopteri nga Brazili. Ndërkohë shqiptari ka dalë në gjykatë dhe masa e sigurisë ka qenë brenda njësisë speciale.

Gjithë ky kombinim, për të kapur tjetërkënd.

Nëse themi se vendi ka këtë problematikë, me paranë informale, mos u çudit nëse sheh “balenën” e Brazilit me një tonin, që kërkon të rritet", tha Hoxha.