AKTUALITET, 17 Maj 2025, 19:44

Aksident në Tiranë, makina i pret rrugën motorit, plagosen dy persona

Aksident në Tiranë, makina i pret rrugën motorit, plagosen dy

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë shkollës "Ismail Qemali" në Tiranë.

Mësohet se një mjet i ka prerë rrugën një motori dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin me motomjet. 

Ata janë dërguar në spital dhe sipas informacioneve paraprake, gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.

Policia dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.