AKTUALITET, 17 Maj 2025, 19:18

Beteja për mandatin e fundit në Lezhë/ Ja sa vota diferencë i dhanë fitoren PD-së

Beteja për mandatin e fundit në Lezhë/ Ja sa vota diferencë

Partia Demokratike ka arritur të mbajë mandatin e saj të katërt vetëm me 73 vota diferencë në qarkun e Lezhës. 

Kandidatët demokratë dhe socialistë kanë ndjekur nga afër të gjithë procesin, por ethet e mbylljes së numërimit kanë sjellë tensione mes palëve.

Kanë qenë demokratët ata të cilët kanë ngritur zërin, teksa më pas reaguan edhe socialistët. Por më pas mes palëve ka pasur "paqe" dhe madje urime, siç ishte rasti mes kandidatit socialist Admir Kadel dhe Gjin Gjonit nga PD. 

Në sallë ka qenë i pranishëm edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.