AKTUALITET, 27 Qershor 2025, 11:01

'11 maji'/ Rinumërimi në Tiranë: Hapen kutitë e Rrogozhinës! Tabaku ia kalon Alimehmetit edhe për votat tepër! Si paraqitet situata në PS

'11 maji'/ Rinumërimi në Tiranë: Hapen kutitë e

Në ditën e nëntë të hapjes së kutive, po shkon drejt fundit procesi i numërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Teksa kanë mbetur vetëm 45 kuti, rinumërimi i votave në Tiranë nuk ka ndryshuar asnjë rezultat në mandate, por ka zbuluar trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve.

Rezulton se disa kandidatë që pretendonin për humbje votash, në fakt rinumërimi ju ka hequr shumë vota të padrejta.

I tillë është rasti i kandidatit demokrat Ilir Alimehmeti, në procesverbal rezulton të ketë 136  vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti.

Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku, rezulton me numrin më të madh të votave të padrejta nga lista e opozitës, 256 më shumë.

Sa i përket Partisë Socialiste, rekordin e mban  ministri Ervin Hoxha ka 289 vota më shumë, ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 228 vota më shumë në procesverbalë se sa kishin në kutinë e votimit dhe Erion Braçe me 171 vota plus.