AKTUALITET, 18 Gusht 2025, 23:03

Viktima në Athinë është vëllai i Marsel Bashimit, shok me të akuzuarit për vrasjen e komisar Artan Cukut

Viktima në Athinë është vëllai i Marsel Bashimit, shok

Një 47-vjeçar nga Gjirokastra është ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Athinë. Viktima është identifikuar si Artur Bashimi (Turabi), person me precedentë penalë, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë, në rrugën “Mihail Voda 200”, në lagjen Agios Panteleimonas.

Forca të shumta policie greke rrethuan vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

Sipas të dhënave, Bashimi kishte qenë i arrestuar më herët në Greqi për vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale.

Viktima në Athinë është vëllai i Marsel Bashimit, shok
Viktima, Artur Bashimi

Ai u arrestua në shkurt të vitit 2022 si pjesë e një grupi që kryente grabitje në mjetet e transportit publik, ndërsa u ndalua sërish në prill 2024 për akuza të ngjashme.

Viktima në Athinë është vëllai i Marsel Bashimit, shok
Marsel Bashimi

Burime policore konfirmojnë se i ndjeri është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita, një emër i përfshirë në disa dosje të rënda kriminale si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Marsel Bashimi është arrestuar në korrik 2022 së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku.

Hetimet greke po verifikojnë nëse ekzekutimi i Artur Bashimit ka lidhje me aktivitetin kriminal të vëllezërve Bashimi dhe konfliktet e tyre me grupe të tjera.

Viktima në Athinë është vëllai i Marsel Bashimit, shok
Foto nga vendi i ngjarjes