TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elisa Spiropali, ka qenë e ftuar në emisionin, "Kjo Javë", ku është pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, nëse do të jetë ajo ministrja e re e Brendshme, për të zëvendësuar Sandër Lleshajn e dorëhequr.
Spiropali tha se nuk di gjë për këtë punë, duke nënkuptuar se të gjithë socialistët dhe rilindasit, do ta marrin vesh emrin e ministrit të ri, kur Edi Rama ta shpallë në ERTV. Megjithatë, Spiropali nënkuptoi se nuk do ta refuzojë këtë post nëse do t'i besohet nga Edi Rama, gjë kjo që nuk vihej fare në dyshim, por gjithsesi gazetarja e bëri pyetjen dhe e mori përgjigjen se "dilema nuk ekziston".
"Lexoj nëpër media. Ne jemi në padijeni të kësaj, i dëgjomë nëpër media dhe kaq. Nuk më bën ndonjë përshtypje të madhe kjo gjë. Nuk jam përballë kësaj dileme dhe, nuk kam përse të jap pëgjigje për këtë çështje, nuk është as kompetencë e imja, as tagri im të përgjigjem për një cështje që nuk kam asnjë dileme sepse nuk jam ballafaquar me këtë zgjedhje. Juve pushka top!
Postet ministrore nuk ndahen si koalcionet që kemi përballe. Janë përgjegjësi shtetërore, që nuk i merr, të jepen.
Dilema nuk ekziston dhe nuk është cështje!", tha Spiropali.
/TPZ.al/