TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili në ambientet e lokalit të tij posedonte sasi tritoli, granata luftarake dhe disa objekte të dyshuara si antike.
Procedohet penalisht në gjendje të lirë edhe i ati, në banesën e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 4 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit
Th.P, 36 vjeç, banues në Çërravë-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij në fshatin Çërravë, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale :
- Një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.
Gjithashtu në vijim të këtij rasti, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj babait të tij shtetasit
A.P, 72 vjeç, banues në Çërravë.
Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, këtij të fundit iu gjetën e sekuestruan
- Katër armë gjahu të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.
/TPZ.al/