TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë të posaçme për shtyp në lidhje me krizën energjetike që pritet të përjetojë vendi dhe rajoni përmes të cilës prezantoi planin e qeverisë për të gjithë shtresat e qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria do të ketë në fokus të gjithë qytetarët dhe specifikisht familjet në nevojë dhe biznesin e vogël.
Konferenca e kryeministrit vjen pasi qeveria shpalli emegjencën energjetike, përmes të cilës ekzekutivi merr në duar të gjithë sistemin e prodhimit,transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.
Qeveria ka caktuar zv.kryeministrin Ahmetaj për menaxhimin e kësaj situate, i cili përmes këtij vendimi gëzon të drejtën që të fusë në “rresht” kompanitë e mësipërme, përfshi edhe ato private që prodhojnë energji elektrike në vendin tonë.
Sipas ligjit, krahas kompanive shtetërore të prodhimit të energjisë elektrike, edhe ato private janë të detyruara që të zbatojnë planin e qeverisë në rastin e shitjes së energjisë elektrike.
Në çdo situatë, paraprakisht ato duhet t’ia ofrojnë energjinë e prodhuar fillimisht shtetit shqiptar dhe nëse ky nuk e blen, atëhere kanë të drejtë që ta nxjerrin në tregun ndërkombëtar.