TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet.
Pas grumbullimit në shesh, protestuesit vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.
Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës. Aktivistët kanë theksuar se gjatë këtyre ditëve nuk është lejuar pjesëmarrja apo afrimi i figurave politike në tubim.