TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh se integrimi i Shqipërisë në BE do të bëhet për arsye gjeopolitike dhe BE do t’i japë një dorë Shqipërisë. Ai u shpreh se është turp që Mali i Zi, shteti me kontrabandist, është para nesh në rrugën drejt BE-së.
“Është turp për nes Mali i Zi është konfirmuar si kandidat për në BE, kur Mali i Zi ka hyrë para nesh dhe ka shpallur pavarësinë në 2006 dhe është shteti më kontrabandistë. Të futet para nesh që kemi 114 vite shtet, ka një problem këtu.
Pse u pranua Greqia në 1986 kur BE tha se nuk plotësonte asnjë kusht. As Spanja, Portugalia. As edhe Bullgaria apo Rumania.
Nga ana e integrimit do të bëhet për arsye gjoepolitike, sepse BE ka qenë paragjykues për fenë. Kur erdhi Sarkozi priste gra të mbuluara, kur erdhi Macroni tha unë kujtoja që jeni vend malor.
Ata mund të na japin një dorë për hyrë në BE”- tha Fevziu.