AKTUALITET, 3 Maj 2020, 21:28

Video skandal nga "Policia që duam"/ Polici në krye të detyrës, bën gjeste të turpshme me një vajzë

Video skandal nga "Policia që duam"/ Polici në krye të

Në këtë kohë pandemie, për çdo qytetar lëvizjet janë me leje dhe rrugët patrullohen vetëm nga Policia e Shtetit në mbrëmje.

Pikërisht një video e xhiruar, në momentin që në rrugë nuk ka këmbë njeriu, flet shumë për aksionet e natës së policisë tonë.

Aty shfaqet një makinë policie dhe një vajzë që i është afruar patrullës. Polici brenda mjetit, bën disa gjeste të papranueshme, për një oficer në krye të detyrës.

Sipas portalit "Dosja", video është xhiruar më 30 prill. Në video duket qartë edhe targa e mjetit.

Siç ka thënë edhe Ministri i Brendshëm, "ftyra e çdo polici, është fytyra ime". Nuk dihet nëse Lleshi ka patur parasysh edhe raste të tilla, kur e ka bërë deklaratën.

/TPZ.al/

VIDEO: