AKTUALITET, 23 Janar 2020, 20:36

Video e Lefter Allës/ Rakipi ironizon: SPAK inagurohet me çështjen e një njeriu që pi drogë,  një ditë pasi u varrosën hetimet për aferën e "Unazës"

Video e Lefter Allës/ Rakipi ironizon: SPAK inagurohet me

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në studion e Abc News, me gazetaren Mirela Milori. Rakipi ka komentuar videon e kryebashkiakut Lefter Alla. Ai tha se ky është një rast më shumë, në grupin e kryebashkiakëve të inkriminuar, që Edi Rama i ka kandiduar, duke menduar se edhe opozita do të futej në zgjedhje dhe këta persona do t'i fitonin ato, me mënyrat tashmë të njohura të Rilindjes.

Rakipi komentoi me ironi edhe faktin se SPAK po inagurohet me këtë cështje, një ditë pasi prokuroria groposi hetimet për aferën e Unazës, duke mos cuar para drejtësisë asnjë zyrtar të lartë, por për këtë rast nuk kemi parë asnjë reagim të SPAK.

shtë një punë e mirë e gazetarit Artan Hoxha, i cili me videon që publikoi i shton arradhës, së kësaj armate që ngriti Rama për pushtetin lokal, duke menduar se do të hynin dhe kundërshtarët dhe ti merrte këto zgjedhje me këtë mënyrë.

Pastaj vjen ky momenti i SPAK, që u inagurua me këtë rast. Sapo përcillet një aferë e madhe me instrumentat e zakonshme me prokurorinë, si rasti i aferës së "Unazës" dhe SPAKU e nis me një njeri që ka pirë drogë.

Për nga rëndësia, ky i bën dhe njëfarë nderi qeverisjes, sepse mbulohen aferat e vërteta. Nuk mund të nisë SPAKU punë me një njeri që ka pirë drogë".

Rakipi tha se inkriminimi i parlamentit dhe më pas zgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie nga kontigjent kriminalë, e kanë ndihmuar kryeministrin Rama të instalojë në vend një regjim.

"Është një dejavu që fillon me parlamentin e shkuar, kur opozita kërkoi dekriminalizmin. Ishte rast unikal të kërkohet dekriminalizimi i parlamentit, instituconit që bën ligjet. Që këtu dhe deri sot, vazhdon ikriminimi i fuqishëm i këtij pushteti që kemi sot.

Janë caktuar njerëz të inkriminuar, sepse  mendohej se opozita do të hynte në zgjedhjet lokale dhe do të kishte një përplasje të vërtetë. Në të kundërt Edi Rama mund të vendoste të tjerë kandidatë, përshembull 33 gra.

Inkriminimii i ka shërbyer Edi Ramës, për të rrëmbyer të gjithë pushtetet.  Sot, në përjashtim të Presidentit, që e kanë kthyer në një noter të rëndomtë, të gjithë pushtetet i ka në dorë kjo mazhorancë", u shpreh Rakipi.

/TPZ.al/