TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Procesi i votimit një ditë më parë dhe më pas numërimi, janë shoqëruar me hije skandali. Pas Urës Vajgurore, një tjetër çudi ka ndodhur në Malësinë e Madhe.
Një ditë më parë KQZ raportoi se në Malësinë e Madhe kishin votuar 7600 qytetarë, siç dallohet edhe nga kjo foto e të dhënave zyrtare.
Por në rezultatin përfundimtar rezulton se dy kandidatët kanë marrë në total 8265 vota.
7772 vota ka marrë kandidati i Partisë Socialiste Tonin Marinaj, pra 122 vota më shumë se votues, ndërkohë që kandidati tjetër Pjerin Spathari, ka marrë 493 vota.
