TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e shoqatës “Çamëria”, mbështetësve të PDIU dhe qytetarëve të tjerë është shoqëruar me tensione mes policisë.
Mësohet se së fundmi nga protesta janë disa të shoqëruar në komisariatin e policisë.
Sipas kreut të PDIU janë shoqëruar 22 persona.
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi gjatë protestës tha se synimi i saj ishte që ti thonin ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias atë që qeveria shqiptare nuk ka mundur t’ja thotë.
“Ruajtët Dendias të mos na shihte ne, na kanë bllokuar, ky është turp i policisë. Mesa duket edhe policia zotërohet nga Greqia.
Kjo që po ndodh është një turp Edi Rama. 12 miljet detare Greqia i ka në Prevezë. Shqipëria nuk ka për t’i dhënë Greqisë 12 milje të detit. Ne nuk harrojmë amanetin, ne ekzistojmë. Dandias zgjodhi kohën e pandemisë për të vizituar Tiranën.
Nuk ia harrojmë grekut as varret as të plagosurit. Tragjedia mbi shqiptarët e Çamërisë në fund të luftës së dytë botërore është masakër”, tha mes të tjerash Idrizi.
Protesta po zhvillohet teksa ministri grek Nikos Dendias është duke zhvilluar takime ditën e sotme, me Tiranën zyrtare.