SPORT, 10 Tetor 2022, 15:00

Zyrtare/ Griezman, lojtar i Atletiko Madrid deri në vitin 2026

Zyrtare/ Griezman, lojtar i Atletiko Madrid deri në vitin 2026

Antuan Griezman mbetet tek Atletiko Madrid.

“Kolchoneros” e ka bërë të ditur këtë gjë në kanalet e tyre zyrtare.

“Atletiko Madrid dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Antuan Griezman, i cili që nga vera e vitit 2021 dhe deri më sot kishte luajtur për klubin tonë në formë huazimi.

Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë që do ta lidh atë me klubin tonë deri më 30 qershor 2026.”, shkruan klubi madrilen.