SPORT, 6 Janar 2025, 15:09

Zyrtare, Gjasula i jep drejtim të ardhmes, firmos me klubin gjerman

Zyrtare, Gjasula i jep drejtim të ardhmes, firmos me klubin gjerman

Klaus Gjasula është lojtari më i ri i  Rot-Weiss Essen. Klubi i kategorisë së 3-të gjermane ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit shqiptar, nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare të klubit.

Gjasula vjen nga Darmstadt dhe është gati për përvojën e re. Ai, më herët, është aktivizuar për Paderborn, apo edhe Hamburg.

“Mezi pres të shikoj atmosferën e mrekullueshme në Hafenstrasse. Do të bëj gjithçka që të mbledhim pikë sa më shpejt që të jetë e mundur për të qëndruar në ligë”- tha Gjasula pas firmës me Essen.

35-vjeçari do të mbajë veshur  fanellën me numër 5.

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

 

 

 

 

 


A post shared by Rot-Weiss Essen e.V. (@rwe.1907)