SPORT, 9 Maj 2024, 14:49

Zyrtare/ Barcelona “blindon” lojtarin, rinovim deri në 2027, klauzolë prej 500 milionë euro

Zyrtare/ Barcelona “blindon” lojtarin, rinovim deri në 2027,

Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Barcelonës. Klubi katalanas  do të vazhdojë bashkëpunimin me mbrojtësin Pau Cubarsi deri në vitin 2027, me lajmin që është bërë publik në rrjetet sociale.

Për t’u theksuar edhe klauzola monstruoze e 17 vjeçarit,  me vlerë 500 milionë euro.

“FC Barcelona dhe lojtari Pau Cubarsí kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij, e cila do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027. Klauzola e largimit do të jetë 500 milionë euro. Mbrojtësi i Barcelonës nënshkroi kontratën e tij të re të enjten në mëngjes nën prezencën e presidentit  ​​Joan Laporta dhe drejtorit sportiv Deco” – Shkruan klubi.