TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zinedin Zidan kërkon një pankinë për sezonin e ardhshëm dhe ndërkohë prioritetet e tij janë tri klube për momentin.
Nga Franca e nisin duke nënvizuar se PSG-ja në prapaskenë ka bërë një tjetër tentativë, por për të disatën herë është refuzuar nga ish-fantazisti, i cili është i gatshëm që të bisedojë mbi një marrëveshje me Juventusin, Marsejën dhe pse jo një aventurë të tretë në radhët e Realit të Madridit.
Sigurisht që Zidan nuk ka kaluar festa shumë të bukura fundviti, duke parë sesi u tradhtua nga Federata Franceze e Futbollit, lidhur me stolin e kombëtares, por “Zizu” kërkon ta harrojë këtë moment, pikërisht duke iu rikthyer punës dhe në Torino tifozët e ëndërrojnë prej vitesh atë.