SPORT, 21 Tetor 2022, 19:47

“Zgjohet” sulmi i Partizanit, “Demat” mundin me katër gola Teutën në Durrës

“Zgjohet” sulmi i Partizanit, “Demat” mundin me

Partizani ka arritur një fitore fantastike me rezultatin 1-4 përballë Teutës në transfertë, në javën e 9-ë të Superiores.

Sfida nisi mjaftë mirë për “Demat”, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 2-të me Hotin. Menjëherë pas këtij goli, loja u ndërpre për shkak të ikjes së dritave të cilat munguan për rreth pesë minuta.

Në minutën e 16’ ishte Gruda ai që barazoi momentalisht për durrsakët, deri pas 6 minutash, kur Da Silva kaloi miqtë sërish në avantazh. Në minutën e 24’, ishte sërish Hoti ai që realizoi për “Demat”, duke i çuar shifrat në 1-3.

Vendasit u përpoqën të reagonin, por në minutën e 75-të Skuka i dha goditjen përfundimtare, duke siguruar tre pikët për skuadrën e Kolelës.

Kështu Partizani vazhdon të udhëheqë kampionatin me 19 pikë, ndërsa Teuta qëndron në vendin e parafundit me 7 pikë.

Vllaznia ka fituar 2-1 ndaj Bylisit.

Herald Markun  realizoi në minutën e 39-të, ndërsa në 72-të, Jonuzi realizoi një gol fantastik nga distanca.

Në minutat e fundit, në minutën e 82-të, Bylis reagoi me Damcevskin, por vetëm kaq pasi fitorja i shkoi skuadrës së Josës.

Vllaznia shkon në vendin e 3-të, ndërsa Bylisi mbetet me 11 pikë në vendin e 6-të.