TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesfushori shqiptar Andrea Ndoj ka vendosur që të mos përfaqësojë Shqipërinë, duke zgjedhur kështu të veshë fanellën e Greqisë. 19-vjeccari ka zbuluar edhe arsyet që e çuan të bëjë këtë zgjedhje, në një intervistë të dhënë.
“Po, do të luaj për Greqinë, sepse këtu linda, këtu hodha hapat e para të futbollit dhe këtu kam shokët e mi, me të cilët shpresojmë të luajmë për përfaqësuesen e Greqisë. Shqipëria është vendi i prindërve të mi dhe si rrjedhojë unë e respektoj dhe e dua atë vend.
Por futbollin unë e kuptoj ndryshe edhe e shikoj si profesion dhe jo si luftë. Unë besoj se futbolli bashkon njerëz e lidh ura lidhëse edhe miqësi e jo ndarje. Prandaj unë, me sa mundem do të mundohem për këtë. Akuza ndaj federatës? Jo asnjëherë. Unë nuk kam folur asgjë, por edhe nuk mbaj përgjegjësi se çfarë shkruan njëri apo tjetri, pasi nuk kam edhe nuk kam pasur kohë për biseda të tilla”, tha Ndoj për “Futboll Spektakël”.