SPORT, 1 Korrik 2025, 21:20

Zgjidhet e ardhmja e Dakut, sulmuesi kuqezi do të përfitojë 2.2 mln euro në vit!

Zgjidhet e ardhmja e Dakut, sulmuesi kuqezi do të përfitojë 2.2

Mirlind Daku nuk lëviz nga Rubin Kazani. Sulmuesi shqiptar ka rinovuar me ekipin rus një kontratë 4-vjeçare sipas së cilës 27-vjeçari do të përfitojë rreth 2.2 milionë euro në sezon.

Sipas medieve ruse mësohet se Daku ka marrë edhe një shumë të konsiderueshme për nënshkrimin e akordit të ri ndërsa kësaj radhe në kontratën e tij ka edhe një klauzolë shitjeje.