SPORT, 24 Tetor 2022, 19:01

Zbuloi detajet e kontratës së Mbape, PSG mohon lajmin e “Le Parisien”

Zbuloi detajet e kontratës së Mbape, PSG mohon lajmin e “Le

PSG ka reaguar pas lajmit të publikuar nga gazeta “Le Parisien” mbi kontratën e Kilian Mbape. Media spanjolle AS raporton se klubi ka mohuar informacionet për kontratën e francezit.

Ndër të tjera, PSG e ka cilësuar artikullin të dyshimtë pasi është publikuar pak orë para një ndeshjeje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

“Le Parisien” pohoi se Kilian Mbape mund të mblidhte 630 milionë nëse do të vazhdonte edhe për tre vjet në Paris, përveç që merrte 180 milionë euro për bonusin e nënshkrimit dhe do të kishte një bonus besnikërie që do të rritej me kalimin e viteve (70 në 2023, 80 në 2024 dhe 90 nëse vazhdon deri në vitin 2025).

Sipas gazetarit prestigjioz, Fabrizio Romano, PSG nuk e përjashton marrjen e masave ligjore ndaj gazetës pariziene.