SPORT, 21 Tetor 2022, 14:37

Xhudo/ Nora Gjakova kalon në finalen e Grand Slam

Xhudo/ Nora Gjakova kalon në finalen e Grand Slam

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka arritur të kualifikohet në finalen e Grand Slam që po zhvillohet në Abu Dhabi.

Gjakova ka mundur të fitojë ndeshjen gjysmëfinale ditën e sotme duke shënuar katër fitore radhazi vetëm sot. Në gjysmëfinale ajo arriti të mposhtë gjeorgjianen Eteri Liparteliani.

Ajo tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë dhe në finale do të presë një mes Qi Cai dhe Mimi Huh.