SPORT, 7 Tetor 2022, 17:01

Xhixha i pandalshëm, por Tiranës nuk i mjafton tregolëshi i sulmuesit. Laçi merr një pikë në fund

Xhixha i pandalshëm, por Tiranës nuk i mjafton tregolëshi i

Tirana ka barazuar me Laçin në një sfidë spektakolare që ka prodhuar 6 gola, me rezultatin final që përfundoi 3-3, në javën e 7-të të Superiores.

Në një sfidë që i kishte thuajse të gjitha, kurbinasit arritën të merrnin një pikë në momentet e fundit të sfidës, me bardheblutë që nuk i mjaftoi tregolëshi i Redon Xhixhës (24′, 36′, 73′ ).

Për Laçin realizuan Mazrekaj (22′, 88′) dhe Borisiuk (63′).

Kështu Tirana barazon momentalisht me pikë rivalët e Partizanit në kreu të renditjes, teksa Laçi shpreson se kjo sfidë ishte kthesa nga të gjitha rezultatet negative.