SPORT, 8 Tetor 2022, 16:56

Xheko rikthen te fitorja në kampionat Interin, zikaltërit triumfojnë në transfertë ndaj Sasuolos

Xheko rikthen te fitorja në kampionat Interin, zikaltërit

Interi ka arritur të triumfojë në transfertë përballë Sasuolos me rezultatin 1-2, duke u rikthyer te fitorja në kampionat pas tri ndeshjesh.

Protagonisti kryesor i kësaj sfide ishte Edin Xheko, i cili me një dygolësh (45′, 75′) vendosi fatet e takimit. Për Sasuolon shënoi Fratezi (60′). 

Me këtë fitore, Interi shkon momentalisht në vendin e shtatë, me 15 pikë të grumbulluara