SPORT, 21 Nëntor 2022, 15:30

Vret veten futbollisti 28-vjeçar i skuadrës boshnjake

Vret veten futbollisti 28-vjeçar i skuadrës boshnjake

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot sportin. Futbollisti 28-vjeçar Karim Gazeta është gjetur i vdekur. Sipas mediave në Bosnjë, dyshohet se zvicerani ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe ekipi i tij përmes një postimi në Instagram.

 “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë tifozët tanë, miqtë e klubit dhe mbarë publikun se lojtari ynë Karim Gazeta na la përgjithmonë me vdekjen e tij tragjike sonte në moshën 28-vjeçare.

HSK Zrinjski dëshiron të shprehë ngushëllimet e saj të thella dhe të sinqerta për familjen dhe miqtë e Karimit dhe për t’u thënë atyre se i gjithë ekipi ynë është me ta në këto momente më të vështira” shkruan klubi i HSK Zrinjski

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HŠK Zrinjski Mostar (@hsk.zrinjski)

.


Rikujtojmë që HSK Zrinjski eliminoi Tiranën nga Liga e Konferencës. Ekipet zhvilluan dy ndeshje në 19 dhe 28 korrik 2022 dhe Tirana nuk arriti të fitojë asnjërën.