SPORT, 3 Tetor 2022, 13:59

Vllaznia e femrave njeh kundërshtarët në Ligën e Kampioneve, vajzat shkodrane përfundojnë në grupin e “ferrit”

Vllaznia e femrave njeh kundërshtarët në Ligën e Kampioneve,

Vllaznia e femrave debuton për herë të parë në Ligën e Kampioneve, duke u bërë e para skuadër shqiptare për femra që e arrin këtë sukses.

Ditën e sotme, skuadra shkodrane ka njohur rivalet që do të ketë kundër në fazën në grupe, pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës.

Kundërshtarët e saj do të jenë Çelsi, PSG dhe Reali i Madridit, në grupin A, i cili mund të quhet dhe si grupi i ferrit.

Grupi A: Çelsi, PSG, Real Madrid, Vllaznia.

Grupi B: Volfsburg, Sllavia e Pragës, St. Polten, Roma.

Grupi C: Olimpik Lion, Arsenal, Juventus, Zyrih

Grupi D: Barcelona, Bajern Mynih, Rozengard, Benfika.

Vllaznia e femrave njeh kundërshtarët në Ligën e Kampioneve,