SPORT, 17 Shtator 2022, 20:34

VIDEO/ Uzuni fantastik, me dygolësh i jep fitoren Granadës

VIDEO/ Uzuni fantastik, me dygolësh i jep fitoren Granadës

Myrto Uzuni është futbollisti më në formë i Kombëtares shqiptare. Ai realizoi dy gola ndaj Mirandes dhe i siguroi fitoren Granadës 2-1 dhe kreun e renditjes në Segunda Divizion, në Spanjë.

Shqiptari, ndërkohë shkon në kuotën e gjashtë golave dhe mban kreun e golashënuesve në Segunda Divizion.

Një formë mjaft e mirë për të ku pritet t’i vijë në ndihmë Kombëtares shqiptare në sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës.