SPORT, 13 Qershor 2022, 10:04

VIDEO/ Ultrasit e kombëtares greke sulmuan tifozët e Kosovës, momenti kur hedhin flakadanët

VIDEO/ Ultrasit e kombëtares greke sulmuan tifozët e Kosovës,

Mesazhet kundër Kosovës ishin të pritshme dhe që në fillim u shpalosën nga tifozë të ndryshëm.

“Kosova është Serbi” është një normalitet për nacionalistët grekë e ata serbë, që shpesh bëhen bashkë nëpër stadiume.

Ditën e djeshme e tepruan në ndeshjen mes Greqisë dhe Kosovës, sidomos në momentin e golit të shënuar. Ultras të kombëtares greke vrapuan të përplaseshin me dardanët, por ndërhynë menjëherë forcat e sigurisë.

Arma e tifozëve grekë ishin flakadanët dhe fishekzjarrët, që nuk u kursyen dhe iu drejtuan tifozëve të Kosovës. Gjithçka është filmuar dhe është postuar në rrjetet sociale.

Lojtarët e Kosovës madje i kërkuan gjyqtarit të ndeshjes që të ndërpritej takimi, kurse kapiteni Rrahmani në fund tha që edhe trajneri i Greqisë e kishte ofenduar atë, duke treguar tensionin e madh jo vetëm nëpër tribuna.