SPORT, 16 Nëntor 2023, 20:18

VIDEO/ Tifozët përleshen me policinë në qendër të Sofjes duke djegur makinat! Lëndohen disa persona

VIDEO/ Tifozët përleshen me policinë në qendër të

Bullgaria pret sot Hungarinë për ndeshjen eleminatore të vlefshme për Euro 2024. Mirëpo UEFA vendosi që sfida e Sofjes të zhvillohet pa tifozë me pretendimin se ekziston një rrezik serioz në kryeqytetin bullgar. Por kjo shkaktoi një valë të madhe proteste.

Vendimi i UEFA-s shkaktoi zemërimin e tifozëve bullgarë, të cilët pranuan të organizonin një protestë masive kundër udhëheqjes së federatës së futbollit dhe veçanërisht presidentit Bojko Mihailov (portieri veteran që kishte zënë vendin e 3-të në Botërorin 1994 me ekipin Stoykov, Leçkov. Konstantinov).

Fillimisht, tifozët e CSKA Sofjes dhe Levskit janë nisur nga pikënisje të ndryshme, ndërsa sipas informacioneve u janë bashkuar edhe tifozë hungarezë të cilët po protestonin pasi nuk kishin mundësi ta shihnin ekipin e tyre!

Por kur kortezhet (të cilave iu bashkuan qindra tifozë të skuadrave të tjera) u bashkuan në qendër të qytetit dhe shfaqja filloi teksa u hodhën bomba tymi dhe fishekzjarre ndaj forcave të fuqishme të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe pompa uji…

Situata doli krejtësisht jashtë kontrollit dhe shumë shpejt patëm zjarret e para me forcat e policisë në një moment që zmbrapsnin demonstruesit dhe për pak minuta u qetësua… Por gjatë kësaj kohe u zbulua se disa automjete i ishin dorëzuar flakëve ndërsa ka pasur disa të lënduar nga ana e demonstruesve si dhe nga forcat policore.