TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Konferenca për shtyp e sulmuesit brazilian Vinicius sot në Katar ka pasur një të “ftuar surprizë”. Ndërsa futbollisti i “seleçaos” po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të pranishëm për ndeshjen ndaj Kroacisë që luhet pas dy ditësh, në tavolinë kërceu një mace.
Të gjithë filluan të qeshnin në sallë, edhe vetë futbollisti, por përfaqësuesi i zyrës së shtypit të Brazilit, pasi e përkëdheli për disa çaste, e largoi nga tavolina duke e ulur poshtë.
A cara do Vinícius Júnior quando o cara arremessa o gato na coletiva pic.twitter.com/3DpkgIGeSk
— Walter Jr (@JuniorTlx_) December 7, 2022
Megjithatë, macja që me sa duket i përkiste hotelit në të cilin gjendet përfaqësuesja braziliane, u ul para tavolinës dhe nuk u largua, duke qëndruar aty gjatë të gjithë konferencës për mediat.
???? El minino quería conocer a su ídolo pero el jefe de prensa no le ha dejado acercarse. Una zona mixta cualquiera pic.twitter.com/xJYdNU8Cbc
— Miguel Ángel Toribio (@matoribio85) December 7, 2022