SPORT, 25 Maj 2022, 17:50

Video/ Shfaqje spektakolare, xhongleri shqiptar me famë botërore magjeps tifozët e Fejnordit

Video/ Shfaqje spektakolare, xhongleri shqiptar me famë botërore

Xhongleri shqiptar me famë botërore, Fabian Duro, ka dhënë një shfaqje spektakolare në zonën e Pedonales në kryeqytet, duke magjepsur tifozët e Fejnordit, të cilët janë grumbulluar të shumtë në numër, pak orë para finales mes Romës dhe Fejnordit që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Të habitur nga performanca e djaloshit nga Tirana, tifozët holandezë, nuk i kanë kursyer ovacionet, teksa “show” e Fabian Duros, e kanë regjistruar nëpër telefonat, për ta marrë si kujtim me vlerë nga kjo eksperiencë e bukur në tokën shqiptarë.