SPORT, 22 Janar 2023, 20:47

VIDEO/ Ronaldo debuton me fitore si kapiten i Al Nassr, portugezi dhuron show

VIDEO/ Ronaldo debuton me fitore si kapiten i Al Nassr, portugezi dhuron show

Edhe pse nuk shënoi Cristiano Ronaldo debutoi me fitore në Arabinë Saudite duke mposhtur 1-0 ekipin e Al-Ettifaq me një gol të Talisca në pjesën e parë.

Kjo është ndeshja e parë zyrtare për yllin portugez, i cili u transferua si lojtar i lirë.

Cristiano filloi ta dëshmonte që në ndeshjen e parë. Me shiritin e kapitenit kur ndeshja po i afrohej përfundimit, sulmuesi vendosi të tregojë aftësitë e tij.

CR7 bëri vetëm disa lëvizje me trupin e tij, të cilat i mjaftuan që të nxjerrë jashtë loje mbrojtësit kundërshtarë.