SPORT, 23 Maj 2022, 13:56

VIDEO/ “Mirësevini në Tiranë”, UEFA ‘reklamon’ kryeqytetin në prag të finales së Ligës së Konferencës

VIDEO/ “Mirësevini në Tiranë”, UEFA

Faqja zyrtare e UEFA-s për Ligën e Konferencës ka postuar në ditën e sotme një video ku pasqyrohet Tirana ku do të luhet finalja e madhe mes Romës dhe Fejnordit.

Në pamjet filmike shihen disa nga zonat kryesore të kryeqytetit, me kupën e ekspozuar në stadiumin “Air Albania” që përmbyll gjithçka.

“Mirësevini në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Ngrini duart lart nëse do të jeni në finale.”, ishte shkruar në postim.