TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Argjentina ia ka dalë të kualifikohet si e para në Grupin C të Botërorit, duke lënë pas krahëve startin e tmerrshëm që i bëri aktivitetit pas një humbje me Arabinë Sauditë në ndeshjen e parë.
Duke triumfuar e dominuar përballë Polonisë, argjentinasit e mbyllën edhe si të parët në grup dhe peshkuan Australinë në turin tjetër. Një arritje që ka entuziazmuar tifozët argjentinas që kanë dalë në rrugë për të festuar kalimin në fazën me eliminim direkt të Mesi & Co.
Festa më e veçantë ka qenë ajo në lagjen Vila Devoto të Buenos Aires, ku për tifozët në këtë lagje, janë hapur edhe dyert e vilës së Diego Armando Maradonës. Më saktësisht ish-vilës së legjendës argjentinase, pasi ajo është shitur vetëm një javë më parë.