SPORT, 18 Shkurt 2023, 08:58

VIDEO/ Javier Zanetti motivon ekipin e Erzenit, shijakasit “karikohen” kundër Partizanit nga legjenda e Interit

VIDEO/ Javier Zanetti motivon ekipin e Erzenit, shijakasit

Erzeni do të ndeshet ditën e sotme ndaj Partizanit në orën 19:00.

Edhe pse zakonisht është trajneri apo kapiteni i cili motivon grupin, këtë herë ky motivim ka ardhur nga Milano për klubin e Erzenit. Javier Zanetti, legjenda e Interit, ka dërguar një videomesazh në drejtim të Erzenit për t’i karikuar në prag të ndeshjes ndaj “demave”.

“Për të gjithë skuadrën e Erzenit, për presidentin tuaj, një puthje nga larg dhe një përqafim të fortë. Iu uroj fat për ndeshjen e nesërme. Ndeshje e madhe, shkojmë, nuk dorëzohemi!”, dëgjohet të thotë Zanetti.