SPORT, 3 Tetor 2022, 21:13

VIDEO/ Goli i parë në Superligën turke, kapiteni Rroca tund rrjetën përballë skuadrës së Pirlos

VIDEO/ Goli i parë në Superligën turke, kapiteni Rroca tund

Eduard Rroca ka shënuar sot golin e tij të parë në Superligën turke me fanellën e Istanbulspor. Ish-futbollisti i Luftëtarit dhe Kukësit, ka qenë protagonist në ndeshjen në fushën e Karagumruk që drejtohet nga italiani Andrea Pirlo.

Rroca, i cili është kapiten tashmë te Istambulspor ku po luan sezonin e tij të tretë, shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij në minutën e 69 të duelit. Ai mori një pasim të saktë nga e majta dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin italian Emiliano Viviano.

Më pas, radhën e kishte një tjetër shqiptar të tundte rrjetën, pasi Jetmir Topalli shënoi golin e avantazhit 2-1 me asist të një futbollisti që ka bërë emër në futbollin shqiptar, Valon Et’hemit.