SPORT, 3 Janar 2025, 21:06

VIDEO/ Formë fantastike e Ernest Muçit, talenti shqiptar i kombëtares e nis vitin me një gol mjaft të bukur

VIDEO/ Formë fantastike e Ernest Muçit, talenti shqiptar i

Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për talentin shqiptar Ernest Muçi, i cili ka realizuar një gol me mjaft klas, te skuadra e Beshiktashit, në duelin ndaj Rizespor, të vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit. 

Më konkretisht në minutën 45+3, me një lëvizje mjeshtërore, Muçi, shtrin në tokë një kundërshtar, teksa udhëheq topin bukur në hyrje të zonës, duke goditur saktë me të djathtën.

Një realizim spektakolar ky i Muçit, që riktheu baraspeshën, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1 me 1.