SPORT, 2 Dhjetor 2022, 00:00

VIDEO/ Festë në rrugët e Tokios, japonezët në delir për kualifikimin

VIDEO/ Festë në rrugët e Tokios, japonezët në delir

Pas fitores me përmbysje ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë në grup, Japonia bëri të njëjtën gjë edhe ndaj Spanjës, duke u kualifikuar në fazën e 1/8-ave dhe duke nxjerrë jashtë Botërorit “panzerat” e Hansi Flick.

Kualifikimi në një grup të vështirë si ky me Spanjën e Gjermaninë, ka entuziazmuar ndjeshëm popullin japonez, teksa shumë njerëz kanë dalë në rrugët e Tokios për të festuar këtë sukses.