TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milot Rashica ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me fanellën e Gallatarasit! Shqiptari i Kosovës, arriti të realizonte golin e avantazhit, në minutën e 27-të, në sfidën ndaj Kastomonuspor, e vlefshme për Kupën e Turqisë.
Gjuajtja e Rashicës nga distance u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke sjellë festë në kampin vendas. Vlen të theksohet fakti se Rashica u transferua këtë verë te klubi i Gallatasarait, ku po lufton për një vend si titullar i përhershëm.
Futbollisti gjithashtu është pjesë e Kosovës dhe vazhdon të jetë një nga të preferuarit e tifozëve “dardanë”.
Rashica bu takımın ilk 11 oyuncusudur. pic.twitter.com/KfLkjSedsb
— Grande Terim (@grandeteriim1) October 19, 2022