SPORT, 9 Maj 2022, 19:50

Video/ Endri Çekiçi është i "çmendur", realizon një perlë me goditje dënimi

Video/ Endri Çekiçi është i "çmendur",

Endri Çekiçi ka gjetur golin me Konyaspor në Turqi, madje kundër Antalyaspor ka realizuar një perlë me goditje dënimi.

Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk fali në minutën e 13-të, duke e çuar topin në rrjetë pasi topi u përplas në traversë fillimisht

Video/ Endri Çekiçi është i "çmendur",

.Për pogradecarin ky është goli i gjashtë këtë sezon në Superligën e Turqisë. Ai ka luajtur deri më tani 33 ndeshje në kampion, 22 prej të cilave i ka nisur nga fillimi.