SPORT, 2 Dhjetor 2022, 21:18

Video/ Dueli ndaj Serbisë, kapiteni Xhaka nuk e këndon himnin e Zvicrës. Ja arsyeja…

Video/ Dueli ndaj Serbisë, kapiteni Xhaka nuk e këndon himnin e

Granit Xhaka është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Zvicrës. Me shiritin e kapitenit në krah, futbollisti me origjinë shqiptare, zgjodhi të mos e këndonte himnin e kombëtares helvete. Një zgjedhje personale kjo e Granitit që lidhet me origjinën e tij.

“Nuk e këndoj sepse nuk mundem. Nuk e kam mësuar në mënyrë logjike si fëmijë, sepse prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër”, është shprehur dikur Xhaka në një intervistë, teksa u pyet për çështjen e moskëndimit të himnit.

Vlen të theksohet fakti se edhe Shaqiri, Rodriguez, Embolo nuk e kënduan himnin.